Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, është pritur sot në takim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Gjatë bashkëbisedimit, ata trajtuan bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe këtij misioni në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe sigurisë.
Të lidhura
None found
Përmes një njoftimi publik, Maqedonci bëri të ditur se në takim ka theksuar rëndësinë e partneritetit të vazhdueshëm me aleatët ndërkombëtarë, si dhe angazhimin për fuqizimin e institucioneve, garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore.
Ai rikonfirmoi gjithashtu se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.







