Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në drejtim të zonës së “Vasil Shantos”.
Qytetarët po mbështeten edhe nga drejtuesit e automjeteve, të cilët u bien borive teksa protestuesit marshojnë përgjatë akseve rrugore të kryeqytetit.
Situata paraqitet e qetë, ndërsa tubimi vijon në rrugët e Tiranës.
