ideri demokrat Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike po punon për krijimin e një koalicioni të gjërë opozitar para zgjedhjeve lokale të 9 majit.
Por si mund të funksionojë ky koalicion?
Gazetari dhe analisti Genc Burimi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Task Forcë’ sugjeron një koalicion ku dëshmitarë të jenë dhe vetë ndërkombëtarët.
“Sot pragmatizmi tregon se sot ka dalë një tjetër sfidë. Kjo përpjekje e suksesshme e Ramës për ta zbehur dhe relativixuar protestën, qoftë me gjiobat, dhunën, e mos funksionoimin e drejtësisë së re
S’më duket urgjente bashkimi. Cfarë prisni nga Qori. Sot urgjente është të ketë një ekip deputetësh të PD-së, SOS që në pamje të tilla të jenë aty. Se deputetit nuk ka çfarë ti bëjë policia. Pastaj me Qorin e të tjerët, nëse këta janë dakord, të bëhet një ekip i përbashkët për negociata me perëndimorët, qoftë në ambasada qoftë në Bruksel. Pra një ekip I opozitës shqiptare, Arlindi, Agroni, Lapaj, ti (Kedhi) mbase nga PD. Secili ruan identitetin e vet e thotë ky është program ynë. Na besoni se keni avantazhin që ju europianë të respektoni vlerat tuaja por dhe me ne negociatat do të ecin më shpejt. Unë vetëm këtë negociatë shoh me Qorin e Lapajn. Më duket më e logjikshme një delegacion i përbashkët, ky është biznesplani politik i kësaj opozite të federuar me një qëllim krijimin e qeverisë teknike. Madje u thua perëndimorëve, ju garantojmë që kryeministrin e zgjedhim bashkë me BE-në dhe SHBA-në.”
© SYRI.net
Pas përjashtimit të Spiropalit dhe Veliajt nga drejtimi politik, Rama mbledh Asamblenë e PS për Tiranën
VIDEO/ Kedhi: Nga përçarja përfiton vetëm Rama, opozita të bashkohet për largimin e tij dhe qeverinë tranzitore
‘Prania e opozitës në protestë, e rëndësishme’, Koka: Të gjenden mekanizma për të mos u shuar