Në ditën e 174- të protestës qytetarët u mblodhën sërish sot para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë policia ndërhyri për të liruar bulevardin duke i zhvendosur protestuesit në trotuarin përpara kryesisë së Kuvendit, përballë godinës së kryeministrisë.
Protestuesit thërrasin ‘Dorëheqje!’ ‘Dorëheqje’, dhe 'arrestoni Ramën'
Policia vijon skenarin e sjelljes së represionit për të tentuar të ndalojë protestën kundër qeverisë Rama. Ata tentojntë ti shtyjnë dhe ti largojnë nga godina e kryeministrisë.
© SYRI.net