Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë këtë të shtunë, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Takimi është parashikuar të nisë në orën 11:00, në ambientet e kompleksit “Xibraku”, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jetë organizimi i strukturave socialiste në kryeqytet dhe përgatitja e fushatës elektorale.

Mbledhja vjen vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së, të zhvilluar më 14 nëntor në Gjirin e Lalëzit, ku u diskutua riorganizimi i partisë dhe angazhimi i strukturave në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Në takimin e së shtunës, Rama pritet të prezantojë dy drejtuesit e rinj të strukturave socialiste në Tiranë, Albana Koçi dhe Ervin Demo, të cilëve u është besuar bashkëdrejtimi organizativ i partisë në kryeqytet, bën me dije gazetari i Top Channel Muhamed Veliu.

Top Channel