Deputetja e PS-së Elisa Spiropali do japë një intervistë mbrëmjen e sotme pas zhvillimeve të fundit në PS por edhe politikën në vend. Ajo do jetë e ftuar në TCH në emisionin Top Story me Grida Dumën.
Spiropali u përjashtua nga forumet drejtuese të PS-së në Asamblenë e partisë që u mbajt të shtunën e shkuar në Gjirin e Lalzit.
Deputetja socialiste është një nga zërat kritikë brenda PS-së prej kohësh duke kërkuar reformim dhe hapje të PS-së si dhe korrigjim të kursit qeverisës, meritokraci, transparencë e dëgjim të zërit të socialistëe dhe qytetarëve që protestojnë prej muajsh.