Një anije e ankoruar në portin e Durrësit është bllokuar nga autoritetet doganore, pasi gjatë kontrollit fizik është konstatuar një sasi karburanti më e madhe nga ajo e pasqyruar në dokumentacion.
Sipas Doganës së Durrësit, diferenca e evidentuar arrin në rreth 16.8 tonë karburant, që dyshohet se nuk ishte deklaruar dhe ishte mbajtur jashtë procedurave doganore.
Kontrolli u krye pas informacioneve operative për mospërputhje mes sasisë së deklaruar dhe asaj që ndodhej në anije. Pas konstatimit, shërbimet doganore hartuan procesverbalin përkatës dhe vendosën bllokimin e mjetit lundrues.
Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore dhe verifikuese për të sqaruar rrethanat e rastit dhe përgjegjësitë e mundshme.














