E enjte, 19 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Sulmet mbi Kiev prekën misionet diplomatike, Hoxha: Rusia vijon të shpërfillë të drejtën ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka dënuar ashpër sulmin rus në Kiev ndaj selive të ambasadave të Holandës dhe Austrisë.

Në reagimin e tij, Hoxha thekson se sulmet e përsëritura të Rusisë kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të Shqipërisë. Ai shton se Shqipëria i njeh nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla.

Reagimi i ministrit Hoxha:

Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Holandën dhe Austrinë pas sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit, të cilat shkaktuan dëme në mjediset e tyre diplomatike.

Reklamë

Ky nuk është një incident i izoluar. Sulmet e përsëritura të Rusisë kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të Shqipërisë. Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla.

Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Këto goditje janë një tjetër dëshmi e karakterit të pakursyer të luftës së agresionit që Rusia po vijon kundër Ukrainës dhe e shpërfilljes së hapur të së drejtës ndërkombëtare.

Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.