Aktivisti Ilir Xhemalaj,  në një intervistë për News24 nga protesta e sotme kundër qeverisë deklaroi se sot Policia ka treguar se nuk është e shtetit, por e pushtetit.

Xhemalaj u shpreh se policët janë turrur si hiena. Ai shton se populli shqiptar duhet të dalë në rrugë e të rrëzojë këtë qeveri.

Ilir Xhemalaj: Populli shqiptar të dalë në rrugë dhe të rrëzojë këtë sistem. Policia po shkel të drejtën kushtetuese të çdo protestuesi, duke dhunuar qytetarët.

Ata vërsulen si hiena drejt flamurit, nuk janë Polici e Shtetit, por Polici e Pushtetit.

Qytetarët po marshojnë, teksa kanë kaluar edhe sheshin Uilson.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: