Një koalicion kundër Piraterisë Audiovizive për t’u përballur me rastet e shtuara si pasojë e zhvillimit të teknologjisë ne vendin tonë. Kjo është nisma e Autoritetit të Mediave Audiovizive, që kërkon edhe bashkëpunimin me operatorët e ligjshëm të tregut për të mbrojtur të drejtat e transmetimit, investimet në përmbajtje dhe konkurrencën e ndershme. Kryetarja e AMA-s ftoi subjektet të bashkohen në memorandum bashkëpunimi. Me nënshkrimin, mbajtësit e të drejtave angazhohen të raportojnë shpejt dhe me dokumentacion të plotë. Nga operatorët pres që të caktojnë një kontakt që mund të vërë në lëvizje ekipin teknik, të zbatojnë masën sipas njoftimit të AKEP-it dhe të raportojnë me saktësi rezultatin. AMA merr përsipër të verifikojë ankesën, ta referojë dhe ta ndjekë deri te verifikimi i zbatimit.