Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se e ardhmja e sigurisë evropiane do të varet nga zhvillimet dhe rezultati i luftës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetin X, gjatë samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, Merz theksoi se pasojat e këtij konflikti do të ndikojnë për një kohë të gjatë në sigurinë e kontinentit. “Rezultati i kësaj lufte do të ndikojë në sigurinë e Evropës për shumë kohë në vijim. Së bashku me partnerët tanë, vazhdojmë të mbështesim paqen në Ukrainë. Për këtë arsye jemi mbledhur sot në Koalicionin e Vullnetmirëve”, shkroi kancelari gjerman.


Lajmi kryesor:

Trump telefonon nga avioni i 'Air Force One' 'Koalicionin e Vullnetmirëve' në Berlin: Pse po i jepni miliarda të tjera Ukrainës? Kushner: Rusia ka pranuar bisedime me Evropën