Era e fortë që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke lënë qytetin e Pukës pa energji prej rreth tre orësh.
Stakimet dhe rikthimet e energjisë elektrike janë kthyer në një problem të përsëritur ditët e fundit për banorët e zonës.
Mungesa e shërbimeve dhe ndërhyrjeve të nevojshme në rrjet duket se ka rikthyer ndërprerjet e energjisë, duke shkaktuar vështirësi për qytetarët dhe bizneset në qytetin e Pukës.
Ndërkohë, era e fortë vijon të përbëjë një shqetësim për furnizimin me energji elektrike, ndërsa banorët presin rikthimin e shërbimit.
