Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit, transportoi 16.8 tonë më shumë se sa kishte deklaruar në doganë Një koalicion kundër Piraterisë Audiovizive për t’u përballur me rastet e shtuara si pasojë e zhvillimit të teknologjisë ne vendin tonë.
Kjo është nisma e Autoritetit të Mediave Audiovizive, që kërkon edhe bashkëpunimin me operatorët e ligjshëm të tregut për të mbrojtur të drejtat e transmetimit, investimet në përmbajtje dhe konkurrencën e ndershme. Kryetarja e AMA-s ftoi subjektet të bashkohen në memorandum bashkëpunimi.
“Me nënshkrimin, mbajtësit e të drejtave angazhohen të raportojnë shpejt dhe me dokumentacion të plotë. Nga operatorët pres që të caktojnë një kontakt që mund të vërë në lëvizje ekipin teknik, të zbatojnë masën sipas njoftimit të AKEP-it dhe të raportojnë me saktësi rezultatin. AMA merr përsipër të verifikojë ankesën, ta referojë dhe ta ndjekë deri te verifikimi i zbatimit”, u shpreh Armela Krasniqi, kryetarja e AMA-s.
Përfaqësuesit ligjorë të ofruesve të shërbimit të internetit ftuan në këtë memorandum AKEP-in, si institucioni mbikqyrës i telekomunikacionit.
Nisma mbështetet në punën e deritanishme të AMA-s kundër piraterisë audiovizive. Sipas të dhënave të institucionit për vitin 2026, deri në periudhën e raportimit janë kryer 222 inspektime në terren dhe janë vendosur 11 gjoba, pesë prej tyre për mosrespektim të të drejtave të transmetimit.
“Pas raportimeve të strukturave të AMA-s janë mbyllur 32 serverë të paautorizuar dhe janë hequr tri aplikacione, ndërsa janë kryer edhe tri sekuestrime të pajisjeve të përdorura për veprimtari pirate”, tha Krasniqi.
AMA prezantoi edhe Platformën Elektronike, të quajtur PENPA, për njoftimin dhe ndjekjen e rasteve të piraterisë audiovizive, detajet e së cilës do të prezantohen gjatë takimit.
Top Channel