Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar Komunën e Obiliqit, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Halil Thaçi.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook.


Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për prioritetet e komunës, perspektivat e zhvillimit lokal dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Gjermanisë dhe Obiliqit.

Ambasada Gjermane ka theksuar se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e partneriteteve me komunat e Kosovës, me synim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.