Një 80-vjeçare, e identifikuar si Zhuljeta Ruvina, është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Dyshohet se e moshuara kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë, ndërsa trupi i saj u zbulua pas njoftimit të fqinjëve.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë sinjalizuar policinë, pas dyshimeve për mungesën e saj.
Pas hapjes së derës së banesës, 80-vjeçarja është konstatuar pa shenja jete.
Zhuljeta Ruvina jetonte e vetme, pasi fëmijët e saj ndodheshin jashtë vendit. Ndërkohë, policia po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.
