Federata e Futbollit e Kosovës është ndëshkuar rëndë nga UEFA për shkeljet e regjistruara në takimin e Kombëtares kundër Izraelit.
Organi drejtues i futbollit evropian ka urdhëruar pagesën e një gjobe prej 42 mijë e 250 euro, si dhe ka vendosur kufizimin e pjesshëm të tribunave në ndeshjen e ardhshme që Kosova do të luajë si vendase.
Të lidhura
None found
Kjo masë disiplinore do të thotë që përballja e radhës në Prishtinë do të zhvillohet me një numër të reduktuar tifozësh, në përputhje me vendimin e UEFA-s.
Pas ndeshjes me Izraelin, ndaj FFK-së ishin nisur disa procedura, dhe tashmë ka ardhur edhe vendimi përfundimtar që sjell kosto financiare dhe logjistike për federatën.
Përveç detyrimit për të paguar gjobën, Kosova do të jetë e detyruar ta zbatojë mbylljen e pjesshme të stadiumit në takimin e ardhshëm si vendase.
Ndeshja në fjalë përfundoi pa gola, ndërsa Kosova luajti për rreth gjysmë ore me një lojtar më pak, pasi Veldin Hoxha u ndëshkua me karton të kuq.
Në përfundim të Ligës së Kombeve B, Kosova e mbylli grupin e saj në vendin e tretë me 6 pikë.







