Nipi i Krasniqit mesazh prekës për “Now me Erla Mëhillin”: Baca Jakup, njeri human dhe me qasje njerëzore
Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit dhe djali i Daut Krasniqit, ka ndarë një mesazh prekës për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku shpreh dhimbjen për situatën në të cilën ndodhet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Në reagimin e tij, Dardani kujton bisedat e shumta që ka zhvilluar me të dhe e përshkruan Jakup Krasniqin si një nga njerëzit më humanë që ka njohur.
Ai shpreh gjithashtu indinjatën për faktin që Jakup Krasniqi, edhe në momentet më të rënda familjare, duhet të qëndrojë nën përcjellje të rreptë policore.
Mesazhi i plotë i Dardan Krasniqit për “Now me Erla Mëhillin”
“Njeriu siç e ka lindjen, e ka edhe vdekjen. Një njeri me minimum edukim, e ka të qartë këtë dhe e pranon, sado dhimbje të shkaktojë.
Megjithatë, situata me bacën Jakup, historia e jetës së tij që mishëron vuajtjet, sakrificën e besën edhe ajo më njerëzorja e një kombi të vuajtur dhe në kërkim të lirisë, e bëjnë situatën shumë më ndryshe dhe të japin një emocion të veçantë dhe jo lehtë të përballueshëm.
Personalisht kam pas fatin të jem afër tij shumë gjatë, e ku kemi zhvilluar biseda e kemi trajtuar tema nga më të ndryshmet!
E them qartë dhe me zë se nuk njoh njeri më human e me qasje më njerëzore ndaj të tjerëve dhe ta shohësh sot, në këtë moshë, të lodhur nga padrejtësia e vitet mbi supe, që edhe momentet më të rënda familjare t’i përjetojë nën përcjellje të rreptë policore, mendjes së shëndoshë dhe arsyes njerëzore, i vjen të pëlcasë”, thotë ai.
Jakup Krasniqi i është dhënë leje të qëndrojë gjithsej katër ditë në Kosovë. Sipas kushteve të përcaktuara për vizitën, gjatë ditës ai do të qëndrojë në shtëpinë familjare, ndërsa gjatë natës do të kthehet në objektet e EULEX-it.
Veteranët e UÇK-së: Protesta nëse zvarritet procesi për ndryshimet në Ligjin e Speciales
Aksion masiv kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 femra nga Shqipëria në lokalet me muzikë live
Partia Demokratike e Kosovës: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore
- 21:13 Aksidentohet gazetari Ervin Baku, përplaset nga autobusi! Transportohet në spitalin e Traumës
- 21:02 Franca do të monitorojë youtuber-at për ndikime ose paragjykime politike përpara zgjedhjeve të vitit 2027
- 21:01 Trump telefonon nga avioni liderët në samitin e Berlinit, i kritikon për planin për 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
- 20:34 Turqia pajis ushtrinë me avionin e parë luftarak pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan: Ditë historike
- 20:18 Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e protestuesve
- 20:15 Iu dëmtuan ambasadat në Kiev nga sulmet ruse, Shqipëria shpreh solidaritet me Holandën dhe Austrinë