Për shkak të problmeve të vazhdueshme financiare të Olimpique Marseille, por më shumë për të nisur një aventurë të re në nje ekip dhe ligë konkurruese, Pierre-Emile Højbjerg ka dhënë “ok” e tij për t’u transferuar te Juventus gjatë merkatos së janarit.
Danezi është një objektiv i vjetër i bardhezinjve, të cilin e kanë kërkuar edhe më parë, por tani janë pjekur kushtet për të bërë të mundur transferimin e tij, duke përfituar edhe nga gjendja aspak e mirë financiare që po kalon Marseille.
Höjbjerg iu bashkua sektorit të të rinjve të Bayern Munich nga Copenhagen në verën e vitit 2012 dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë nën drejtimin e Jupp Heynckes, në prill të vitit 2013. Pasuesi i Heynckes, Pep Guardiola, e vlerësoi atë publikisht, por Höjbjerg nuk arriti kurrë të siguronte një vend të qëndrueshëm te Bayern.
Më pas filluan huazimet dhe transferimet e njëpasnjëshme në disa klube dhe kampionate të ndryshme. Në verën e vitit 2025 u transferua nga Tottenham te Marseille për 20 milionë euro. Sot, vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 15 milionë euro.







