Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka folur për protestat që po zhvillohen në Tiranë gjatë një interviste për emisionin “Prime News” në News24, duke ngritur akuza ndaj Policisë për përdorim të tepruar të forcës kundër demonstruesve.
Sipas tij, edhe gjatë ditës së sotme janë vërejtur veprime të papërshtatshme nga ana e efektivëve, ndërsa ai sqaroi arsyet që e shtynë Partinë Demokratike t’i bashkohej protestës së studentëve.
Të lidhura
None found
Bardhi theksoi se brenda partisë nuk ka pasur diskutime të brendshme për këtë çështje, por u bëri thirrje mbështetësve të saj që të qëndrojnë pranë studentëve.
Më pas, ai deklaroi: “Ditët e fundit, pak e çorganizuar. Kishte dhunë joproporcionale nga ana e Policisë ndaj protestuesve. Edhe sot ka pasur sjellje jo korrekte nga Policia. Ne e kemi mbështetur protestën e studentëve. Nuk kemi pasur debate të brendshme. U kemi bërë thirrje qytetarëve, simpatizantëve tanë, që ne në tri të shtuna të ishim të pranishëm për të organizuar mbështetjen ndaj studentëve, pasi kishte dhunë ndaj tyre. Ne gjykuam që të ishim pranë tyre. Ne e kemi mbështetur protestën. Në momentin kur PD ka organizuar strukturat, na pjesëmarrja më të madhe, kjo është e dukshme.”








