I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, analisti Anri Bala thotë se nuk e sheh protestën të lidhur me krimin e organizuar.
Ai thotë se protesta nisi pas dhunës që rojet private ushtruan ndaj një qytetari në Zvërnec dhe sheshin e mbushi pakënaqësia ndaj qeverisë Rama dhe këkesa për dorëheqjen e tij.
“Nuk e shoh të lidhur me krimin e organizuar. Protesta nisi si revoltë ndaj dhunës që u ushtrua në Zvërnec dhe katapultoi në revoltë popullore. Pakënaqësia ekziston dhe ka ekzistuar edhe para se të niste protesta.
Njerëzit që kam parë unë nuk kanë lidhje me krimin e organizuar” tha Bala.© SYRI.net