Prej disa orësh, qyteti i Pukës dhe zonat përreth po përballen me probleme të shumta, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe bllokimit të rrugëve.
Mungesa e energjisë ka prekur banesat dhe bizneset, duke vështirësuar aktivitetin e përditshëm të qytetarëve.
Ndërsa pamundësia për të lëvizur në disa akse rrugore e ka rënduar edhe më tej situatën.
Përveç vështirësive në qarkullim, shqetësim mbetet edhe aksesi drejt zonave të banuara, veçanërisht në rastet kur kërkohet ndërhyrja e shërbimeve të emergjencës.
Banorët presin ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse për rikthimin e energjisë elektrike dhe hapjen e rrugëve.
© SYRI.net
Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj
SYRI TV/ Rruga e Rrashbullit e pakalueshme, banorët: Rrezik për fëmijët, bashkia duhet të ndërhyjë
SYRI TV/ 5 muaj pa zgjidhje për ujin e pijshëm, banorët e Fushë-Buallit para bashkisë, Llatja nuk i pret