Alfred Hoxha, i cili po vuan një dënim 4-vjeçar për vjedhje, ka rënë në pranga në Tiranë pasi nuk iu bind kushteve të lejes së tij 5-ditore.
Ai u arrestua mbrëmjen e sotme nga shërbimet e forcës “Shqiponja”, vetëm një ditë pasi i kishte kaluar afati për t’u paraqitur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë.
Të lidhura
None found
Hoxhës i mbetet edhe një vit për të shlyer dënimin, pasi ka kryer deri tani 3 vite burg.
Pas arrestimit, do të ndërmerren procedurat e nevojshme për ta kthyer atë në burgun e Rrogozhinës.








