“Lekët e vjedhura në postën e Durrësit janë përdorur për zgjedhje”, Peka sjell detajet e forta
Eksperti për sigurinë dhe çështjet ndërkombëtare, Avenir Peka i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhllin në Euronews Albania ka folur lidhur me vjedhjen e parave në postë në Durrës.
Duke iu referuar rastit konkret, ai deklaroi se në Durrës detyra për mbledhjen e parave të institucioneve u është besuar personave që kanë vepruar në mënyrë të pakujdesshme dhe më pas kanë dashur të fajësojnë të tjerët.
Ai vuri gjithashtu në dukje se personat e lidhur me këtë çështje kanë pasur angazhime dhe objektiva të caktuara edhe gjatë procesit zgjedhor në Durrës.
“Në makro është ajo ç’ka është më e frikshmja. Jo nuk është te shifra, në makro detyrimi i drejtuesve të institucioneve të financojnë fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Po ta them tani, mekanizmi që Partia Socialiste ka ngritur për financimin e fushatës është që drejtuesit e institucioneve gjithsecili mbulon një zonë apo një shumë të caktuar.
Rasti konkret edhe kjo ndodh në të gjitha institucionet. Rasti konkret është që kjo detyrë i është lënë një grupi idiotësh që kanë shkuar kanë bërë këtë lloj vjedhje. Po e kanë bërë në mënyrë të trashë dhe ajo çfarë kanë bërë me sa duket është që qytetarët shko bëj pagesat për aluizmin, për kadastrën, për institucionet e tjera dhe këta nuk i çonin.
Dhe vjen një kohë kur mblidhen faturat dhe këtyre institucioneve u rezultojnë faturat e paguara po s’kanë lekët dhe kanë shkuar duke kërkuar lekët e tyre ku i kanë. Kanë kërkuar lekët s’kanë dalë lekët edhe pastaj këta kanë filluar duke akuzuar njëri-tjetrin, secili për të për të shpëtuar veten.
Nëse merr individët që janë të përfshirë në këtë pjesë, duhet të shkosh te roli i tyre që kanë pasur në zgjedhjet në Durrës dhe po ta them që tani pa përmendur emra. Nëse e shikon emrat që janë të përfshirë nëse shikon familjarët e tyre do shikosh që secili prej tyre ka pasur një kuotë të caktuar votash të kërkuara nga selia qendrore këtu dhe ato vota si mblidhen. Ne e dimë se si”, tha ai.
Rama në Berlin: Më në fund një grup përfaqësuesish të Europës për komunikimin e mundshëm me Rusinë
Aktivistja Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh
Rama ndan pamjet nga takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve”
- 21:37 Rama në Berlin: Më në fund një grup përfaqësuesish të Europës për komunikimin e mundshëm me Rusinë
- 21:31 Aktivistja Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh
- 21:27 Rama ndan pamjet nga takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve”
- 21:19 Nipi i Krasniqit mesazh prekës për “Now me Erla Mëhillin”: Baca Jakup, njeri human dhe me qasje njerëzore
- 21:13 Aksidentohet gazetari Ervin Baku, përplaset nga autobusi! Transportohet në spitalin e Traumës
- 21:02 Franca do të monitorojë youtuber-at për ndikime ose paragjykime politike përpara zgjedhjeve të vitit 2027