Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, i është bashkuar mbrëmjen e kwsaj tw enjteje protestës përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Në një deklaratë nga protesta, ajo shprehu mbështetjen për lëvizjen, e cila ndodhet në ditën e 173-të të saj.
Nw video-mesazhin e saj, Thunberg shprehet se populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit.
Ndodhemi aktualisht në Tiranë, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë të Revolucionit Flamingo. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit.
Dhe vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh.
© SYRI.net