“Familja ndihet e kërcënuar”, gazetarja zbulon kushtet e Krasniqit në Kosovë: Nuk kam parë kurrë masa të tilla sigurie

19 Nëntor 2026 | 21:00

Gazetarja Albina Haliti, foli në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin” nga zona pranë banesës së Jakup Krasniqit, në lidhje me vizitën e tij në vendlindje.

Haliti u shpreh e tronditur nga masat e sigurisë dhe numri i madh i forcave të EULEX-it që shoqërojnë Krasniqin, duke i cilësuar pamjet si të papërshtatshme për një vend demokratik ndërsa tha se kjo ka shkaktuar reagime në të gjithë spektrin politik në Kosovë.

Gazetarja theksoi se Krasniqi, për shkak të moshës dhe vuajtjeve, nuk gëzon shëndet të mirë, ndërsa bëri me dije se gjatë ditës ka pasur thirrje që krerët e shtetit të vizitojnë Krasniqin.

Ajo theksoi gjithashtu se familja e Krasniqit ndihet e kërcënuar nga kufizimet e vendosura për vizitën, pasi nuk i lejohet të presë persona të tjerë në banesë pasi nëse shkel këtë kusht, vizita mund të anulohet.

“Shpesh kam raportuar për njerëz të rrezikshëm që janë ekstraduar, por kurrë nuk kam parë një person të shoqërohet me kaq shumë forca të shtuara të EULEX-it. Policia e Kosovës e asiston EULEX-in, por njerëz të maskuar, me armatime dhe armë shumë të gjata, janë pamje të shëmtuara që nuk i takojnë një vendi demokratik. Të gjithë e njohim natyrën e Jakup Krasniqit, përfshirë edhe kohën kur ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës, kur ka qenë një njeri i qetë. E kam përcjellë edhe pamjen e Jakup Krasniqit dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, për shkak të moshës dhe vuajtjeve. Nuk është njerëzore që ai të mos e kalojë natën në familjen e tij, por në qendrën e EULEX-it. Sot ka pasur thirrje që krerët e shtetit ta vizitojnë, por nuk e di nëse Dhomat e Specializuara e lejojnë këtë. Ka pasur reagime nga e gjithë politika në Kosovë për këto pamje. Familjes nuk i lejohet të pranojë persona të tjerë në banesë, pasi në të kundërt i anulohet vizita, dhe familja ndihet e kërcënuar nga kjo”, tha gazetarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nipi i Krasniqit mesazh prekës për “Now me Erla Mëhillin”: Baca Jakup, njeri human dhe me qasje njerëzore

Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit dhe djali i Daut Krasniqit, ka ndarë një mesazh prekës për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku shpreh dhimbjen...
21:19 | 19/11/2026

Veteranët e UÇK-së: Protesta nëse zvarritet procesi për ndryshimet në Ligjin e Speciales

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimin për zhvillimet politike lidhur me plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar protesta...
19:34 | 19/11/2026

Aksion masiv kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 femra nga Shqipëria në lokalet me muzikë live

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në shkallë vendi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, gjatë të cilit janë kontrolluar 102 lokale, 15 prej tyre...
17:28 | 19/11/2026