Egnatia udhëton drejt Korçës, Dede: Objektivi dihet, fusha do të flasë

Java e 12-të e Abissnet Superiore çelet nesër në orën 16:00 me sfidën mes Skënderbeut dhe Egnatias në Korçë. Në prag të këtij takimi, trajneri i kampionëve në fuqi, Nevil Dede, ka dalë përpara mediave.

“Kjo ndërprerje apo periudhë pushimi na ka shërbyer shumë, sidomos për të rikuperuar Grudën, por mbi të gjitha skuadra ka fituar freski dhe kemi punuar te disa elementë që kemi nevojë t’i rregullojmë”, tha ai.

Të lidhura

None found

Dede theksoi se Skënderbeu nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi, çka sipas tij është shumë domethënëse. Ai e cilësoi korçarët si një ekip me traditë dhe histori të pasur, veçanërisht në 20 vitet e fundit të futbollit shqiptar.

“Në vlerësimin tim personal, por edhe të lojtarëve dhe skuadrës, e respektojmë maksimalisht dhe, çka është më e rëndësishmja, duhet t’i japim hakun që i takon. Kjo ka qenë një nga pikat kryesore që kemi diskutuar me djemtë gjatë javës”, u shpreh trajneri.

Lidhur me objektivat e Egnatias, ai shtoi se kanë besim te vetja dhe te grupi, kanë ndërtuar identitetin e tyre dhe do të udhëtojnë drejt Korçës pa arrogancë, me përgjegjësi maksimale, për të dhënë më të mirën dhe për të arritur synimet që kanë. “Fusha do të tregojë sa të përgatitur jemi”, përfundoi Dede.


Shtuar më 19.11.2026 22:01

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişmarsbahisjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetjojobet giriş