Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush do bjerë, Rama apo protesta?

Abilekaj: Krimi i organizuar punon për pushtetin, jo për protestën. Policia dhe bandat janë në paqe

21:50, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se krimi i organizuar nuk është pas protestës, siç pretendon kryeministri Edi Rama, por se dihet shumë mirë se për kë punon, si në zgjedhje, ashtu edhe jashtë tyre.

Abilekaj argumentoi se vetë përplasja mes policisë dhe protestuesve rrëzon pretendimin për përfshirjen e krimit të organizuar në protestë. Sipas tij, policia dhe krimi i organizuar janë në paqe me njëri-tjetrin dhe nuk ka arsye që grupet kriminale të përplasen me policinë nëse do të ishin pjesë e protestës.

‘Policia dhe krimi i organizuar janë në paqe me njëri-tjetrin. Kështu që fakti që ai shefi i Komisariatit nr. 1 përplaset me protestuesit tregon që nuk ka krim të organizuar atje. Mjafton kjo për ta kuptuar’, u shpreh gazetari.

‘Dihet shumë mirë se për kë punon krimi i organizuar edhe në zgjedhje, edhe kur nuk ka zgjedhje’, theksoi Abilekaj.

‘Për krimin e organizuar është shumë e thjeshtë. Nëse krimi i organizuar do të ishte pas protestës, atëherë nuk do të ishte në përplasje me policinë. Policia dhe krimi i organizuar janë në paqe me njëri-tjetrin. Prandaj, fakti që shefi i Komisariatit nr. 1 përplaset me protestuesit tregon se krimi i organizuar nuk është aty. Mjafton kjo për ta kuptuar.

Përtej ironisë, dihet shumë mirë se për kë punon krimi i organizuar, si në zgjedhje, ashtu edhe kur nuk ka zgjedhje.

Çështja e dytë lidhet me marrëdhënien mes protestës dhe partive politike, pasi protesta ka natyrshëm kërkesa politike, ndërsa partitë janë aktorë politikë. Problemi qëndron te fakti se, nëse në protestë përfshihen parti të vogla, ato nuk kanë fuqinë për t'iu imponuar asaj. Përkundrazi, mund të shkrihen fare mirë me protestën, pasi numrat janë të tillë.

Nëse në protestë shkon një parti e madhe, si Partia Demokratike, lind menjëherë frika se ajo mund ta gllabërojë protestën, për shkak se ka një numër shumë më të madh mbështetësish. PD-ja është partia më e madhe e opozitës dhe anëtarësia e saj mund të dominojë. Për këtë arsye, është normale që prania e saj të shihet me skepticizëm.

Një arsye tjetër është se në Partinë Demokratike ka figura të konsumuara, madje të stërkonsumuara, të cilat mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar. Protesta nuk mund të identifikohet apo të lidhet me këto figura, sepse në këtë mënyrë humbet kartën morale, që është edhe forca më e madhe e saj sot.

Nëse sot protesta ka mbështetje, kjo ndodh sepse aty janë bashkuar grupe të ndryshme njerëzish, me ideologji dhe bindje të ndryshme, madje edhe njerëz pa përkatësi ideologjike, por që nuk janë përgjegjës për atë që ka ndodhur në Shqipëri.

Deri më tani, gjysma e protestuesve janë në burg, të tjerët në spital, ndërsa të tjerë janë gjobitur me 5 milionë lekë. Kemi 101 qeveritarë që, nëse nuk gaboj, janë të arrestuar, ndërsa janë zbuluar 50 persona që kryenin akte kriminale. Megjithatë, deklarata e Kryeministrit është se bandat dhe krimi i organizuar vijnë nga protesta.

Edhe gjobat që u vendosen vazhdimisht qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore, thjesht pse dalin të protestojnë, i largojnë nga protesta ata që nuk kanë mundësi t'u shmangen këtyre masave.’, u shpreh Enton Abilekaj në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco