Interi e bëri ofertën e tij, tani klubi pret me besim dhe optimizëm përgjigjen nga Gordon Stipic, agjentin e Calhanoglu. Ai që dha të reja të rëndësishme në lidhje me bisedimet për rinovimin e kontratës me mesfushorin turk është portali FcInter 1908.

‘E reja më e rëndësishme, ka të bëjë me strukturën e ofertës zikaltër-lexohet në portalin zikaltër-propozimi parashikon pagën, që është lehtësisht më e ulët nga ajo që futbollisti përfiton aktualisht, por me një formulë ekonomike krejtësisht të riformuluar. Klubi, në fakt ka përfshirë disa bonuse që do të lejonin futbollistin që t’i afrohet kufirit të 6 milionë eurove në sezon’

Një hap i rëndësishëm, ndoshta vendimtar, kjo edhe sepse Inter beson te vullneti i Calhanoglu për të vijuar karrierën me fanellën zikaltër, në shenjë të një lidhje të fortë që u konsoliduar me kohën dhe me një vlerësim reciprok.

Tani klubi, po pret një përgjigje dhe një kundërofertë të mundshme për ta studiuar. Gjithnjë sipas FcInter1908, Gordon Stipic, mori kohë për të analizuar me vëmendje si shifrat ashtu edhe formulën e propozuar. Dialogu mes palëve do të vijojë dhe në ditët e ardhshme janë parashikuar kontakte të reja. Përsa i përket kohëzgjatjes, bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare me mundësinë për të përfshirë mes klauzolave opsionin për një vit të tretë.

Top Channel