Pas dy orësh ndërhyrjeje me mjete të rënda është rikthyer qarkullimi në aksin rrugor Qafë e Buallit–Kraste në Bulqizë. Segmenti u bllokua për rreth dy orë si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor, i cili zuri rrugën duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve, por që fatmirësisht nuk pati aksidente apo të lënduar. Punimet në rrugën Qafë e Buallit–Kraste nisën rreth dy vite më parë, por projekti mbeti përgjysmë, duke lënë këtë rrugë të pa përfunduar.