Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, komentoi përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste, gjatë një interviste në emisionin “Prime News” në News24.
Bardhi u shpreh se Elisa Spiropali është në konflikt me Partinë Socialiste që prej momentit kur u shkarkua nga detyra e ministres, duke theksuar se kjo përplasje ka nisur disa muaj përpara protestave kundër qeverisë.
Sipas tij, qëndrimet e Spiropalit ndaj kryeministrit Edi Rama nuk kanë ardhur si pasojë e protestës, ndërsa përmendi edhe përplasjet e saj me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
“Zonja Spiropali është në konflikt me PS-në, që nga momenti që e shkarkuan si ministre. Kjo ka ndodhur nja gjashtë muaj përpara se të niste protesta. Protesta ka arritur gjëra shumë pozitive, nuk kemi pse shtojmë gjëra që nuk janë produkt i protestës. Ka pasur edhe një luftë të Spiropalit me Belinda Ballukun, që është që në mars kjo histori. Ka pasur qëndrime të saj në raport me pushtetin, që kur e hoqën si ministre”, deklaroi Bardhi.