Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur hapur pendesën për qindra miliona dollarë që shpenzoi për të mbështetur kandidatët republikanë në zgjedhjet në SHBA. Kreu i Tesla-s dhe SpaceX pranoi se investimi i tij prej rreth 500 milionë dollarësh nuk solli rezultatet që kishte shpresuar. Madje, gjatë një interviste në aktivitetin DealBook të New York Times, ai tha se ndihej i zhgënjyer nga mënyra se si u përdorën paratë e tij. “Ndihem shumë budalla që shpenzova kaq shumë para dhe pashë kaq pak rezultate. Ose ndoshta gjërat mund të kishin qenë edhe më keq”, deklaroi Musk. Intervista u zhvillua në New York, ndërsa miliarderi mori pjesë përmes një lidhjeje me video nga Kina. Atje ndodhet në kuadër të udhëtimit të presidentit amerikan Donald Trump. Musk kishte investuar shuma të mëdha për të ndihmuar republikanët të ruanin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Megjithatë, rezultatet zgjedhore nuk përputheshin me pritshmëritë e tij.