Gazetarja për Jakup Krasniqin: Ishte zëdhënës i UÇK-së, çfarë duhet të themi për Vuçiçin që ishte zëdhënës i Millosheviçit?

19 Nëntor 2026 | 22:29

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja e Euronews, Esmeralda Mulaj, komentoi ardhjen e Jakup Krasniqit në Kosovë.

Mulaj e konsideroi veçanërisht të dhimbshme pamjen e vëllait të Krasniqit, i cili qëndronte jashtë banesës në pritje për ta parë, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi arsyetimin e kufizimeve të vendosura nga Gjykata, kur, sipas saj, në fazën e apelit nuk do të ketë administrim të provave apo dëgjim të dëshmitarëve të rinj.

Gazetarja ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi akuzat ndaj Krasniqit ndërsa bëri një paralelizëm mes rolit të Krasniqit si zëdhënës i UÇK-së dhe të Aleksandar Vuçiçit si zëdhënës i Slobodan Millosheviçit.

“Jakup Krasniqi është 76 vjeç dhe po vjen te familja për një rast të veçantë. Ndërkohë, ka përfunduar shkalla e parë e gjykimit dhe ai ka marrë një dënim. Janë administruar provat dhe dëshmitë e dëshmitarëve, ndërsa në apel nuk do të administrohen prova të reja apo të dëgjohen dëshmitarë të tjerë. Të gjitha këto tregojnë mënyrën brutale, një mënyrë në formë urrejtjeje që Dhomat e Specializuara dhe gjyqtarët e tyre kanë pasur ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçin nuk e lanë të varroste të atin dhe kjo është skandaloze. Po kështu, është skandaloze që nuk e lejojnë vëllanë, në këtë moshë, të takojë të vëllanë. Pamjet kur vëllai i tij bënte ecejake jashtë shtëpisë, duke pritur ta shihte, janë shumë të dhimbshme. Kjo tregon një urrejtje që, nga i pari te i fundit, e kanë pasur. Natyrisht, nuk mund të presësh gjë tjetër nga një drejtuesе e Dhomave të Specializuara, e cila është specializuar në Rusi. Trendafilova, drejtuesja e Dhomave të Specializuara, ka kryer dy vizita studimore, siç i quan ajo, në Moskë, në vitet 1984, 1985, me shpenzimet e saj. Unë nuk besoj se në këto rastësitë që një bullgare të kryejë vizita studimore në Moskë me paratë e saj dhe më pas, krejt papritur, të bëhet kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së. Nuk ka akuzë se ka vrarë njeri, thjesht ka bërë dhe shkruar deklarata, e herë i ka lexuar. Çfarë duhet të themi atëherë për Aleksandar Vuçiçin, që ka qenë zëdhënës i Millosheviçit?”, tha gazetarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli lidhur me luftën çlimitare të UÇK-së dhe vendimin e Gjykatës Speciale e cila...
22:16 | 19/11/2026

Nipi i Krasniqit mesazh prekës për “Now me Erla Mëhillin”: Baca Jakup, njeri human dhe me qasje njerëzore

Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit dhe djali i Daut Krasniqit, ka ndarë një mesazh prekës për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku shpreh dhimbjen...
21:19 | 19/11/2026

“Familja ndihet e kërcënuar”, gazetarja zbulon kushtet e Krasniqit në Kosovë: Nuk kam parë kurrë masa të tilla sigurie

Gazetarja Albina Haliti, foli në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin” nga zona pranë banesës së Jakup Krasniqit, në lidhje me vizitën e...
21:00 | 19/11/2026