E enjte, 19 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zogaj: Kjo është e vetmja garë e vërtetë dhe e bukur që ka bërë PD

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka analizuar situatën në Partinë Demokratike.

Sipas tij, nuk mund të ketë ripërtëritje pa u ripërtërirë kreu i partisë.

Sipas tij, e vetmja garë e bukur që është zhvilluar në PD ka qenë ajo e para 10 viteve, kur garohej për kreun e FRPD-së.

“Gara më e bukur që është bërë në PD është gara për Forumin Rinor të PD-së. Kanë qenë Belindi, Salianji dhe Ori Nebiaj, të cilët bënë një garë të vërtetë. Nuk kam parë asnjëherë garë të vërtetë. Belindi fitoi atëherë dhe spikati.

Reklamë

Çfarë dimë ne për Hungarinë? Ka Peter Magyar, ka shumë njerëz atje, por është ai që i formëson. Ripërtëritja fillon nga kreu dhe pastaj vijon më tej.

Nëse ripërtëritja nuk fillon nga tërësia e partisë, por reduktohet vetëm në futjen e të rinjve në parti, atëherë kjo kthehet në një lloj dekori. Shumë të rinj aty, duke parë se si bëhet karrierë, mundohen të kopjojnë paraardhësit. Ata mendojnë se mënyra më e mirë është konformizmi”, tha Zogaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.