Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci është intervistuar të enjten nga hetuesit e Krimeve Ekonomike nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Avokati i tij, Artan Qerkini, e ka konfirmuar për KOHËN, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Mund të konfirmoj që është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar, për shkak të sekretit hetimor, meqë lënda është duke u hetuar, nuk mund të jap detaje tjera. Vepra për çka është intervistuar ka të bëjë me pretendimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mbrojtjen e ka dhënë dhe është përgjigjur në secilën pyetje”, ka thënë ai.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Çlirim Gërbeshi, ka bërë të ditur se gjashtë zyrtarë komunalë janë intervistuar sot nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndaj të cilëve sipas tij, është ngritur edhe kallëzim penal.
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Paraburgim zyrtarit komunal në Prishtinë për keqpërdorim me pronë publike, bllokohen 48 parcela
-
Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, me dokumente që falsifikoi një personi iu kaluan në pronësi 3 prona
-
Rama dyshohet për korrupsion në projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”