Europetrol i Firden Kuqit helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Ndotja e rëndë e lumit Gjanica në Fier, e shkaktuar nga derdhja e mbetjeve hidrokarbure në ujërat e tij, ka çuar në bankën e të akuzuarve Uzinën e përpunimit të naftës dhe drejtuesin e saj teknik, Robert Shehaj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe i ka dërguar ata në gjyq nën akuzën e veprës penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, e parashikuar nga neni 201, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Uzina e Fierit është në pronësi të kompanisë Al Global Oil, e cila e bleu nga ARMO. Al Global zotërohet 100 për qind nga Europetrol, që në pikat e karburanteve njihet me emrin Eida. Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit Friden Kuqi.

Si u helmua lumi Gjanica për të kursyer kostot
Hetimet e nisura mbi procedimin penal nr. 1484 të vitit 2023 kanë zbuluar një skemë të pastër abuzimi me mjedisin, e cila kishte si qëllim të vetëm shmangien e shpenzimeve financiare. Ujërat teknologjike të Uzinës së Përpunimit të Naftës në zonën e Drizës, Qendër-Fier, duhej të grumbulloheshin në bllokun e pastrimit dhe t’i nënshtroheshin trajtimit të posaçëm përpara se të shkarkoheshin në pikën e autorizuar.

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës nëEuropetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në

Por, në vend të filtrimit, ujërat e ngarkuara me lëndë hidrokarbure derdheshin direkt në një përrua, i cili pas vetëm 17 metrash përfundonte në shtratin e lumit Gjanica. Sipas organit të akuzës, kjo ndotje vijoi edhe pasi uzina kishte ndërprerë aktivitetin e saj, pasi ujërat e ndotura ishin lënë në depozitat e bllokut të pastrimit duke vijuar të rrjedhin në natyrë.

Analizat alarmante: Ujëra në “Gjendje të keqe”

Përmasat e dëmit mjedisor janë vërtetuar përmes inspektimeve të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe analizave laboratorike. Në kampionet e marra në daljen e vaskës së shkarkimit, prania e produkteve të naftës rezultoi 13,8 mg/l, duke tejkaluar ndjeshëm kufirin maksimal prej 10 mg/l të përcaktuar në Lejen e Mjedisit.

Për shkak të ngarkesës së lartë ndotëse, ujërat e shkarkuara janë klasifikuar zyrtarisht në Klasën V – “Gjendje e keqe”, duke dëmtuar drejtpërdrejt cilësinë e ujit, si dhe botën bimore e shtazore të lumit Gjanica.

Përgjegjësia penale e drejtuesit dhe kompanisë
Sipas dosjes së Prokurorisë, drejtuesi teknik i uzinës, Robert Shehaj (R.Sh.), kishte dijeni të plotë për këtë pikë shkarkimi dhe kishte detyrimin ligjor e mundësinë fizike për ta mbyllur, kontrolluar ose pajisur me sistem trajtimi, por zgjodhi të mos marrë asnjë masë.

Nga ana tjetër, kompania ‘Al Global Oil’ SHA është marrë e pandehur si person juridik, pasi vepra penale është kryer në emër dhe në dobi të saj. Duke shkarkuar ujërat e patrajtuara në lumë, kompania ka kursyer kostot e pastrimit dhe transportit të mbetjeve të rrezikshme, duke përfituar financiarisht në kurriz të mjedisit dhe shëndetit të banorëve të Fierit, edhe për shkak të mungesës së kontrollit nga organet e saj drejtuese.

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës nëEuropetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në

Prokuroria e Fierit bën me dije se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Agjencinë Rajonale të Mjedisit do të vijojë hetimin me përparësi të çdo rasti të ndotjes së lumit Gjanica, i cili mbetet një nga pikat më të nxehta të krimit mjedisor në vend. /kapitali.al

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri