Pochettino, probleme që në start te Manchester United. Stërvitja e tij e parë përfundoi në… YouTube

20 Nëntor 2026
7:25
Alfred Lleshi
back button

Stërvitja e parë me dyer të mbyllura përfundoi në… YouTube. Mauricio Pochettino nuk e kishte imagjinuar kështu ditën e tij të parë të punës në “Carrington”, qendrën stërvitore të Manchester United.

Trajneri argjentinas drejtoi seancën e tij të parë stërvitore me “Djajtë e Kuq”, por një pjesë e saj u transmetua në YouTube pa dijeninë e klubit, siç raportojnë disa media angleze.

Fajtori? Një vëzhgues tepër kureshtar, i cili mori guximin ta filmonte stërvitjen nga lart, duke përdorur një dron. Kështu, 12 minuta nga seanca stërvitore e Manchester United, e cila duhej të zhvillohej me dyer të mbyllura, përfunduan në internet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit