Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës në Brooklyn, tetë viktima mes tyre dy fëmijë (VIDEO)

20 Nëntor 2026 | 08:02

Një video e re, e publikuar nga Autoriteti i Transportit Metropolitan të Nju Jorkut (MTA), ka dokumentuar momentin tragjik kur një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn u shemb, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave.

Pamjet janë regjistruar nga një kamerë e instaluar në një autobus të transportit publik. Në video shihet momenti kur ndërtesa shembet brenda pak sekondash, ndërsa një re e madhe pluhuri mbulon zonën. Zhurma e fortë e shembjes dhe shpejtësia me të cilën godina rrëzohet e bëjnë edhe më tronditëse ngjarjen.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, përpara shembjes ishin ndjerë dridhje që dyshohet se lidheshin me punimet e ndërtimit në afërsi. Një dëshmitar ka treguar se kishte parë tulla që binin nga ndërtesa pak çaste përpara se ajo të shembej.

Ndërkohë, hetuesit po përpiqen të përcaktojnë shkaqet e sakta të tragjedisë, duke shqyrtuar edhe nëse janë respektuar rregullat e sigurisë gjatë punimeve të ndërtimit në zonë.

Tetë personat që humbën jetën në këtë ngjarje kishin histori të ndryshme, por ishin pjesë e komunitetit lokal. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë, Kevin Santiago Reyes Gonzalez, 10 vjeç, dhe Nicole Daniela Rodriguez, 9 vjeç.

Në mesin e viktimave ishte edhe Jose Luis Caguana, 26 vjeç, baba i një djali të vogël, ndërsa bashkëshortja e tij ishte në pritje të një fëmije tjetër. Ai ishte emigrant nga Ekuadori dhe ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara gjashtë vite më parë. Vëllai i tij, Carlos, konfirmoi për median Univision se familja ishte në pritje të zgjerimit.

Një tjetër viktimë, Edgar Santiago Zapon, 26 vjeç, ishte i martuar dhe la pas një djalë 6-vjeçar. Ndërsa Gabriel Siguencia, 22 vjeç, ishte një prej dy personave që ndërruan jetë në spital, pasi nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Viktimat e tjera janë identifikuar si Mamadou Bari, 23 vjeç, nga Guinea, Juan Daniel Salvada Guzman dhe Diaye Mamadou, 31 vjeç.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, duke theksuar se ata ishin pjesë e komunitetit të qytetit.

“Ata ishin miqtë dhe fqinjët tanë. Prindër dhe fëmijë, familje të reja që ndërtonin jetën e tyre në qytetin tonë, si dhe emigrantë nga Meksika, Kolumbia, Ekuadori, Trinidadi dhe vende të tjera”, deklaroi Mamdani.

Sipas kryebashkiakut, dy prej viktimave punonin në një kantier ndërtimi aty pranë, ku në momentin e shembjes po zhvilloheshin punime gërmimi. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Problemet në sistemet teknologjike amerikane, Trump largon nga detyra drejtorin e sigurisë kibernetike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka larguar nga detyra drejtorin kombëtar të sigurisë kibernetike, Sean Cairncross. Vendimi vjen në një kohë kur SHBA-ja...
07:53 | 20/11/2026

Në një moment tensionesh me Trump, Macron pret Kamala Harris në Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohet këtë të premte në Paris me ish-zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Takimi zhvillohet në një kohë...
07:35 | 20/11/2026

A mund ta rivendosë Magyar sundimin e ligjit në Hungari dhe të rifitojë besimin e BE-së?

Hungaria është nën një udhëheqje të re dhe reformat janë duke u zhvilluar. Por, a mund ta rivendosë Peter Magyar sundimin e ligjit dhe të...
05:26 | 20/11/2026