“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim prej 32 orësh drejt Turqisë për të… Hailey Bieber ka lënë pa fjalë të gjithë me paraqitjen e saj të fundit në New York.
Modelja 29-vjeçare dhe themeluesja e Rhode u shfaq sensacionale me një cardigan të zi me dekolte të hapur dhe fund sateni që i rrinte ngjitur pas trupit, teksa shijonte një mbrëmje romantike me bashkëshortin Justin Bieber, raporton Daily Mail.

Çifti u fotografua të mërkurën në mbrëmje jashtë restorantit të famshëm Emilio’s Ballato, ku duket se po festonin herët ditëlindjen e saj të 30-të, Hailey mbush 30 vjeç të dielën.
Hailey kishte zgjedhur një ‘look total black’, top i zi me kopsa dhe një fjongo sateni në pjesën e gjoksit, fund saten që i theksonte linjat, taka të holla me majë, thonj blu që kontrastonin me veshjen, flokë më të errët se zakonisht dhe në dorë mbante një çantë, ndërsa Justin ishte me xhaketë lëkure dhe me mustaqet e tij të famshme.

Si gjithmonë, çifti dukej si yje të vërtetë, të dy me syze dielli edhe pse ishte natë.
Justin u tregua xhentil, duke e ndihmuar Hailey-n të dalë nga makina.

Mbrëmja festive vjen pak ditë pasi Hailey ka rrëfyer hapur se pas lindjes së djalit të saj Jack në vitin 2024, ka vuajtur fshehurazi nga çrregullimi disforik premenstrual (PMDD).
Sipas Johns Hopkins Medicine, PMDD është një formë shumë më e rëndë e sindromës premenstruale dhe mund të shkaktojë mungesë serotonine.
“Biseda, për mua personalisht, më bën të ndihem më pak e vetmuar. Kur mund të njihemi me njëri-tjetrin dhe të flasim për gjërat me të cilat po përballemi, mendoj se e bën të ndihet më pak si një udhëtim i vetmuar”, tha Hailey.

Themeluesja e Rhode ka njoftuar se kompania e saj do të dhurojë 5 milionë dollarë për 3 vjet për Foundation For Women’s Health, një fond jofitimprurës që synon të mbyllë hendekun në kërkimin për shëndetin e grave.
Kjo vjen më shumë se një vit pasi Rhode u ble nga e.l.f. Beauty në një marrëveshje marramendëse prej 1 miliard dollarësh.
Hailey tha se ndihet shumë e interesuar për shëndetin e grave, pasi edhe motra e saj e madhe, Alaia Baldwin, 33 vjeçe, vuan nga sindroma metabolike ovariane.
Top Channel