Kryesore

Reshje shiu dhe vranësira në të gjithë vendin/ Parashikimi i motit për sot, 20 nëntor 2026

07:16 - 20.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kjo e premte, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në vendin tonë, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në disa zona priten reshje shiu.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të paradites moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të bëhen më të pranishme gjatë mesditës dhe pasdites, ndërsa në orët e mbrëmjes mund të ketë sërish shtrëngata shiu në zona të ndryshme.

Temperaturat do të pësojnë luhatje të lehta, duke u regjistruar vlerat minimale rreth 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

Në kryeqytet, dita do të nisë me vranësira, ndërsa pas mesditës parashikohen reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 20 gradë Celsius.

Edhe në zonat bregdetare moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje lokale, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të ulëta.

Gjatë natës pritet shtim i vranësirave dhe reshjeve në disa rajone të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.