Një avion i vogël është rrëzuar në një autostradë të frekuentuar në Meksikë, duke u përfshirë nga flakët pas përplasjes. Ngjarja ndodhi pasi avioni i tipit “Piper Malibu 46” pësoi defekt në motor gjatë ngritjes nga aeroporti.

Sipas informacioneve paraprake, avioni përshkoi gardhin rrethues të aeroportit dhe përfundoi në autostradën Monterrey–Nuevo Laredo, ku menjëherë pas përplasjes shpërtheu në flakë.

Në bord ndodheshin gjashtë persona, mes tyre dy pilotë dhe katër pasagjerë. Pavarësisht përplasjes dhe zjarrit që përfshiu avionin, të gjashtë personat arritën të mbijetonin. Ata pësuan vetëm lëndime të lehta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb