Aksident i rëndë në aksin Orikum-Llogara, humb jetën 62-vjeçari, plagosen dy persona
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Orikum-Llogara, në zonën e Fushë Dukatit, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, kur automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 62 vjeç, dyshohet se është përplasur me një automjet tip “Renault”, që drejtohej nga një shtetas egjiptian, 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Ford”-it ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i “Renault”-it dhe një pasagjer rreth 40 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Tre pasagjerët e automjetit “Renault” janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



