Fation Shehu emërohet drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Fation Shehu, është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besmir Bejën, i cili është larguar nga drejtimi i institucionit pas rreth 10 muajsh në detyrë.

Emërimi i Shehut vjen pas propozimit zyrtar që do të kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Të lidhura

None found

Para marrjes së kësaj detyre, Shehu ka drejtuar për katër vite strukturën e Antikontrabandës, ku është angazhuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Për punën e tij në këtë fushë, ai u vlerësua vitin e kaluar me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore), për arritjet në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Me përvojën e krijuar ndër vite dhe trajnimet e zhvilluara në organizata ndërkombëtare, Fation Shehu merr drejtimin e një prej institucioneve kyçe në administratën shtetërore, ndërsa emërimi i tij pritet të zyrtarizohet nga Këshilli i Ministrave.


Shtuar më 20.11.2026 09:47

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet