Noni Madueke thotë se Arsenal mbetet i përqendruar te detajet, ndërsa përgatitet për një seri ndeshjesh vendimtare në mbrojtjen e titullit të Premier League. Të shtunën, “topçinjtë” udhëtojnë drejt Newcastle me synimin për t’u bërë skuadra e pestë në historinë e këtij kompeticioni që arrin të grumbullojë 30 pikë në 11 ndeshjet e para.
Mesfushori thekson se objektivi madhor për të fituar titullin dy herë radhazi vazhdon t’i motivojë kampionët në fuqi. “Jemi të përqendruar te seanca e radhës stërvitore, te ndeshja e radhës. Duhet të përqendrohesh te detajet, ta marrësh situatën ditë pas dite dhe të shohësh se ku do të përfundosh”, tha Madueke.
Më tej, ai tha: “Ne nuk jemi në Premier Ligë për ta mbyllur në vendin e dytë, ne synojmë ta fitojmë atë. Është gjithmonë mirë të marrësh pikë në transfertë. Do të përpiqemi të përsërisim edhe këtë fundjavë fitoren që arritëm vjet”.
“Ata kanë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe një grup lojtarësh që punojnë shumë për njëri-tjetrin. Nuk do të thoja se është një sfidë frikësuese. Ne jemi kampionët, jemi në formë të shkëlqyer dhe mendoj se kemi liderë në çdo repart të skuadrës sonë“, tha Noni Madueke.
“Do të luajmë çdo tri ditë dhe na presin disa ndeshje vërtet të mëdha. Kjo është emocionuese, pikërisht për këtë luajmë. Mezi pres ta nis këtë seri ndeshjesh”, tha ai.







