‘Je 37 vjeç e hiqesh sikur je trajner nga dhoma e gjumit’/ Pas qortimit të bashkëshortes, Everton fton tifozin(VIDEO) Rinovimi i kontratës së Marcus Thuram duket se është një proces më i komplikuar nga sa është parashikuar. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, kontrata aktuale e sulmuesit skadon pas 18 muajsh në qershor të 2028 me sulmuesin që do të jetë 31 vjeç.
Kështu që për klubin bëhet e komplikuar që të kënaqë lojtarin me një rrijtje të pagës së tij mbi 6 milionë euro. Politikat e Oaktree parashikojnë një pagë fikse jo shumë të lartë së cilës iu shtohen bonuse individualë apo ekiporë që lejojnë rritjen e shifrës së destinuar për futbollistin.
Mbetet për t’u kuptuar sesi do të mund të reagojë Thuram ndaj kësaj hipoteze. Për momentin mbetet klauzola prej 85 milionë eurosh që mban larg çdo ndërmjetës që do të kërkojë ta largojë nga Milano. Sulmuesi francez e nisi shumë mire sezonin, por Interi mund të mbështetet te Pio Esposito që po fiton hapësira më golat e tij. Kështu që sakrifikimi i Thuram nëse nuk arrihet një marrëveshje, nuk do të ishte një dramë
Ndërkaq, Chivu mund të marrë frymë lirisht përsa i përket repartit të sulmit. Pas 40 ditësh mungesë, të dielëne në Bergamo më në fund do të rishfaqet Lautaro Martinez. Ka mundësi që të mos luajë si titullar për të mos sforcuar rikthimin e argjentinasit, por në sulm Interi ka një dyshe për t’u pasur zili; ajo e formuar nga Pio Esposito dhe Thuram
Top Channel