Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë

10:05, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar ne emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qene Deputeti Shqiptar në Serbi Shaip Kamberi.

Gjatë bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka theksuar se pas fitores së Listës studentorë në zgjedhjet e fundit, Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë.

Flavio Qarri: Para se ta fillojmë me këto hallet e mëdha të kombit do të doja disa detaje. U duk shumë e bukur për të qenë e vërtetë jo dhe aq e lehte për ta mundur Vuçic. Çfarë po ndodh në parlamentin e Serbisë.

Shaip Kamberi: Ashtu siç e keni parë, ishte një seancë e mundimshme, sepse duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i lejon rregullorja e kuvendit, duke keqpërdorur shpesh herë ato, Aleksandër Vuçiç dhe grupi i tij parlamentar u munduan që të shtyjnë sa më tepër që është e mundur përzgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, kryetarit të ri. Megjithatë, edhe rregullorja e përcakton limite të caktura se sa një grup parlemntar duhet të flasë. U harxhuan edhe ato dhe kryetari i parlamentit bashkë me nënkryetarët në orët e vona të mbrëmjes janë zgjedhur. Është zgjedhur edhe sekretari i parlamentit, kështu që në këtë aspekt është përfunduar kjo pjesë konstituive dhe mbetet që javën tjetër, prej te martës të zgjidhen grupet e kuvendit e që janë disa, e që sigurisht do të nxisin debat tjetër sepse sipas të gjithë gjasave pozita aktuale nuk ka ndërmend që ti japë asnjë vend në grupet e kuvendit partisë më të madhe opozitare që në këtë rast është partia e Vuçiçit.

Flavio Qarri: Ndërkohë, i ka mundësitë Aleksandër Vuçiç të shkaktojë një krizë institucionale në Serbi sot.

Shaip Kamberi: Jo, janë 120 deputetë të listës së pakicës. Duhen të paktën 126. Vuçiç mund të bëjë zhurmë, mund të zvarrisë seancat, mund të bëjë lojën teatrale por nuk ka mundësi që ta fusë në krizë institucionale Serbinë.

Flavio Qarri: Ndërkohë. Ndoshta edhe nga adrenalina, edhe nga entuziazmi në Tiranë, flitet shumë për emra të rinj, emra të panjohur. Mund të na tregoni nga cilët përbëhej lista e studentëve.

Shaip Kamberi: Janë të gjithë profesorë, studentë pak mund të ketë. Janë të gjithë profesorë që vijnë nga bota akademike dhe duken njerëz të pjekur. Ajo që e karakterizon listën studentore se është një listë heterogjene për sa i përket pikëpamjeve politike. Nuk janë të gjithë pa diskutim për Bashkimin Evropian, ka edhe pru rusë, ka edhe mendime të tjera politike, Ajo që i bashkon është lufta kundër Vuçiçit dhe derisa ta kenë një Vuçiç të tillë agresiv ata do të jenë të bashkuar . Por sigurisht që do të përballen edhe me tema të rëndësishme sidomos me Bashkimin Evropian me sanksionet e Rusisë, me tema të tjera dhe raporte të vështira me Bosnjën dhe Kosovën që mund të nxisë një debat të brendshëm dhe ta testojë seriozisht homogjenitetin e listës studentore. Ajo që është me rëndësi këto ditët para është se lista studentore është duke ndjekur një kurs të atillë që të gjithë postet shtetërore ri ndaje vetëm për kandidadët e vet. Edhe nënkryetarët e Kuvendit u zgjodhën dy persona që vijnë nga pakicat hungareze dhe boshnjake por që vijnë nga lista studentore e jo nga opozita....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco