E premte, 20 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Grevë në mbi 100 qytete të Italisë, kërkohen paga më të larta dhe më shumë investime në arsim e shëndetësi

Italia është përfshirë këtë të premte nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e shoqëruar me protesta në mbi 100 qytete të vendit. Në të janë bashkuar punonjës të sektorit publik dhe privat, pensionistë dhe studentë, në shenjë kundërshtimi ndaj buxhetit të qeverisë së Giorgia Melonit.

Protestuesit kërkojnë rritje pagash, punësim të qëndrueshëm, më shumë investime në shëndetësi dhe arsim publik, drejtësi fiskale dhe ulje të shpenzimeve për armatimet. Greva është organizuar nga sindikata CGIL.

Demonstratat më të mëdha janë zhvilluar në Romë, Milano, Torino dhe Napoli. Në kryeqytet janë organizuar tre marshime të ndara, ndërsa në protestën qendrore pritet të marrë pjesë edhe kreu i CGIL, Maurizio Landini, si dhe përfaqësues të opozitës.

Greva pritet të shkaktojë ndërprerje në shkolla, spitale, transportin publik, porte dhe sektorin e logjistikës. Megjithatë, shërbimet thelbësore do të garantohen, ndërsa transporti urban do të funksionojë sipas fashave të përcaktuara.

Sindikatat kundërshtojnë politikat ekonomike të qeverisë, duke pretenduar se punonjësit dhe pensionistët po përballen me një barrë gjithnjë e më të madhe fiskale. Ndërkohë, kryeministrja Giorgia Meloni ka kritikuar organizimin e grevave ditën e premte, duke i lidhur ato me krijimin e fundjavave të zgjatura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.