Një avion i vogël është rrëzuar në një autostradë të ngarkuar në Meksikë, pak çaste pas ngritjes nga aeroporti, duke shpërthyer në flakë pas përplasjes. Pavarësisht aksidentit të rëndë, të gjashtë personat që ndodheshin në bord kanë shpëtuar me lëndime të lehta.
Ngjarja ndodhi pranë aeroportit Del Norte, në zonën e Apodaca, në shtetin Nuevo León.
🇲🇽 A plane crashed onto a busy highway in Mexico and burst into flames
According to N+, the engine of a Piper Malibu 46 failed during takeoff. The aircraft broke through the airport perimeter fence and landed on the Monterrey–Nuevo Laredo highway, where it caught fire. https://t.co/lE9cnqPmak
— Global Brief (@globalbrief_now) November 19, 2026
Sipas informacioneve paraprake, avioni i tipit Piper Malibu 46 pësoi humbje të fuqisë gjatë ngritjes dhe nuk arriti të fitonte lartësinë e nevojshme. Ai kaloi gardhin rrethues të aeroportit dhe përfundoi në autostradën Monterrey–Nuevo Laredo, ku pas përplasjes u përfshi nga flakët.
Në bord ndodheshin dy pilotë dhe katër pasagjerë. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe u dhanë ndihmën e parë të gjithë personave. Autoritetet konfirmuan se nuk pati viktima apo të lënduar rëndë.
