Emërohet drejtori i ri i doganave, Fation Shehu

20 Nëntor 2026 | 10:17

Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave pas afro 10 muajsh. Kreun e institucionit e merr Fation Shehu, pas propozimit zyrtar për tu kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite, ku vlen të theksohet që vitin e kaluar u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Pas vitesh eksperiencë dhe trajnimeve në organizata ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave zyrtarizon ditën e premte emërimin e Fation Shehut në krye të një nga institucioneve më të rëndësishme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 mln euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, u përfituan përmes dokumenteve të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro, të ndodhura në zonën e...
09:59 | 20/11/2026

Reshje dhe erëra të forta në Shkodër, bllokohet pjesërisht aksi Tamarë–Vermosh, probleme me energjinë elektrike

Gjatë natës së kaluar, territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta. Sipas informacioneve, situata në nivel qarku paraqitet përgjithësisht...
09:55 | 20/11/2026

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i një motori

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Tiranë-Durrës, teksa një automjet është përplasur me një motor. Sipas policisë, për pasojë ka marrë...
08:40 | 20/11/2026