Rreth 450 persona janë evakuuar në veri të Francës si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Situata më problematike paraqitet në departamentin Pas-de-Calais, ku dalja e ujërave nga shtrati ka përmbytur disa zona të banuara.

Autoritetet kanë aktivizuar planin e emergjencës për përballimin e situatës, ndërsa si masë paraprake janë mbyllur rreth 130 shkolla.

Sipas prefekturës së Pas-de-Calais, që prej fillimit të stuhisë janë regjistruar 302 ndërhyrje nga shërbimet e emergjencës. Prej tyre, 87 janë kryer gjatë natës, ndërsa 207 të tjera gjatë 24 orëve të mëparshme.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërhyjnë në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërsa banorëve u kërkohet të tregojnë kujdes për shkak të rrezikut nga rritja e nivelit të ujërave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: