Pas punimeve për ujësjellësin, rruga kryesore e Fushë-Prezës kthehet në makth për banorët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2026, 10:33

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës kryesore në Fushë-Prezë, në Bashkinë Vorë, pas punimeve të kryera së fundmi për vendosjen e tubacioneve të reja të ujit.

Sipas denoncimit, pas përfundimit të punimeve, rruga është lënë në gjendje të amortizuar, e mbushur me gropa, ndërsa rrugicat përreth janë mbuluar me baltë, pasi ndërhyrjet janë mbyllur vetëm me hedhjen e dheut, pa u rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Qytetari shprehet se kjo situatë po shkakton dëme në automjetet e banorëve dhe po vështirëson ndjeshëm qarkullimin.

Një tjetër shqetësim lidhet me segmentin pranë urës, ku sipas tij, inertet e lëna në rrugë dhe mungesa e sinjalistikës paralajmëruese krijojnë rrezik për aksidente.

Në emër të banorëve të Fushë-Prezës, qytetari i bën thirrje Bashkisë Vorë dhe kryetarit Blerim Shera që të marrin masa për rehabilitimin e plotë të rrugës, jo thjesht për mbushjen e gropave, por për ta kthyer atë në një aks të sigurt dhe të përshtatshëm për qarkullimin.

Banorët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë, në mënyrë që të mos vijojnë të përballen çdo ditë me vështirësi dhe rrezik në rrugën ku kalojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit